Take a fresh look at your lifestyle.

Fundi i një historie – Villarreal njofton se Cazorla këtë fundjavë luan ndeshjen e fundit me skuadrën

18

Një ‘romancë e bukur’ po vjen drejt fundit.

Historia e bukur mes Santi Cazorla dhe skuadrës së Villarreal po vjen drejt fundit të saj.

Mesfushori spanjoll, Cazorla, i cili pati një pjesë të karrierës edhe me Arsenal, do të mbetet ikonë tek ‘nëndetësja e verdhë’.

Skuadra e Villarreal ka njoftuar se Santi do të luajë ndeshjen e tij të fundit me skuadrën e Villarreal, gjatë kësaj fundjave, transmeton lajmi.net.

Aventura e fundit e lojtarit me Villarreal ishte speciale, pasi mjekët i thonin se ai vështirë se do të ecte, por motivimi i Cazorla bëri që ai të rikuperohet dhe të ishte më i miri i skuadrës këtë edicion.

Villarreal në fundjavë (të dielën) luan kundër skuadrës së Eibar. Është mëkat që tifozët nuk do të jenë të pranishëm për t’i dhënë lamtumirën legjendës së Villarreal, Santi Cazorla. /

Leave A Reply

Your email address will not be published.