Take a fresh look at your lifestyle.

OBSH’ja nuk ndan fonde në bazë të numrit të vdekjeve

63

Për ta ndihmuar situatën në vend, Kosova ka përfituar ndihma nga europianët. Pajisje dhe mjete mbrojtëse për vendin tonë kanë ardhur edhe nga OBSH-ja. Nga kjo organizatë mund të fitohen fondet vetëm nga marrëveshjet me qeveritë e jo se cili shtet ka numër më të madh të vdekjeve

Nuk mund të ofrojnë asnjë shërbim pa pajisjet mbrojtëse. Mjekët që po trajtojnë të prekurit me Covid 19 e që kanë nevojë për hospitalizim obligohen të bartin mjetet mbrojtëse në mënyrë që të mos bartin virusin.

E në ofrimin e pajisjeve shëndetësore dhe aparaturave për shërbimin shëndetësor në vend, Kosovën e kanë ndihmuar partnerët ndërkombëtar.

Pos Bashkimit Evropian, në ndihmë qeverisë së vendit e Ministrisë i ka dalur edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Hoti mohon deklaratat kryesisht të qytetarëve nëpër rrjete sociale ku thuhet se shteti përfiton më shumë fonde nëse shifrat e të vdekurve janë më të larta.

Një gjë të tillë e konfirmon edhe Skënder Syla, drejtori i Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ai thotë se shpërndarja e fondeve varet nga vlerësimi I ekspertëve të OBSH-së.

Syla sqaron se Organizata Botërore e Shëndetësisë përmes qendrave nëpër shtete bën marrëveshje bashkëpunimi në afat 2 vjeçar.

E në vend deri të shtunën, si pasojë e Covid 19 kanë vdekur 130 persona, 6 prej tyre vetëm në 24 orët e fundit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.