Take a fresh look at your lifestyle.

SHBA, Brazili dhe India: Tri shtetet e vetme me mbi 1 milion raste me COVID-19

19

India i është bashkuar SHBA-së dhe Brazilit në mesin e shteteve me mbi 1 milion raste me COVID-19.

Sot India u rrit në një milion raste me COVID-19, duke u bërë vendi i tretë në botë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

Në të tre vendet, pandemia është duke shkatërruar sistemet e kujdesit shëndetësor, ekonomitë dhe jetën e përditshme të banorëve.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të rasteve në botë, me më shumë se 3.5 milionë infeksione të regjistruara që nga fillimi i pandemisë. Kishte më shumë se 77,000 raste të reja vetëm sot, transmeton lajmi.net.

Në Brazil, rastet po rriten me dhjetëra mijëra çdo ditë. Vendi tani ka 2,012,151 raste dhe 76,688 vdekje, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Në Indi, ministria e shëndetësisë ka raportuar 1,003,832 raste gjithsej dhe më shumë se 25.600 vdekje. Po ashtu, India është duke parë një rritje të infeksioneve, duke raportuar rritjen e saj më të lartë të ditës në raste të reja midis të enjtes dhe të premten.

Leave A Reply

Your email address will not be published.