Take a fresh look at your lifestyle.

Vendi ku shpërtheu koronavirusi në rrezik nga përmbytjet

77

Pasi u ndesh i pari me pandeminë e koronavirusit, qyteti kinez i Wuhanit, si dhe provincat e tjera të vendit, Anhui, Jiangxi dhe Zhexhijang, shpallen të premten “alarm të kuq” nga rreziku u përmbytjeve për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që kanë rritur në nivele të rrezikshme nivelet e lumenjve dhe të liqeneve.

Wuhani, i vendosur në brigjet e lumit Jangze, paralajmëroi qytetarët që të marrin masa paraprake, pasi lumenjtë tashmë kanë arritur nivelin maksimal në shtretërit e tyre. Ndërsa niveli i liqenit artificial të madh Tre Grykat është dhjetë metra më i lartë se zakonisht dhe prurjet e ujit janë mbi 50 mijë metra kub në sekondë.

Në liqenin Tai, në afërsi të Shangait, është lëshuar gjithashtu “alarm i kuq” për shkak të nivelit të lartë të ujit. Deri më tani autoritetet kineze nuk kanë lajmëruar për viktima.

Situata paraqitet gjithashtu e vështirë në disa rajone të Azisë Jugore që janë përfshirë gjithashtu nga shirat e dendur dhe përmbytjet. Ato kanë lënë pas edhe një bilanc tragjik viktimash. Deri tani mësohet se të paktën 220 vetë kanë humbur jetën nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në pjesën jugore të Azisë, thonë autoritetet.

Mbi një milion vetë janë bllokuar në Nepal, Bangladesh dhe Indi, ndërsa qindra e mijëra të tjerë janë detyruar të lënë shtëpitë për të kërkuar strehim në rajonet të cilat janë në lartësi më të madhe mbidetare.

Sipas autoriteteve indiane, nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në pjesën verilindore të vendit kanë humbur jetën edhe 16 fëmijë, ndërsa tetë vetë humbën jetën gjatë rrëzimit të dy ndërtesave në Mumbai dhe ku autoritetet dyshojnë për mbi 100 viktima.

Autoritetet në Nepal bënë të ditur se gjatë muajit të kaluar kanë humbur jetën të paktën 117 persona, ndërsa në Bangladesh thonë se të njëjtën periudhë kanë humbur jetën tre persona.

Leave A Reply

Your email address will not be published.