AAK reagon për deklaratat e Thaçit kundër Haradinajt

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka reaguar ndaj kërkesave të fundit nga Presidenti i vendit Hashim Thaçi në drejtim të Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Derisa Thaçi ka kërkuar nga Haradinaj të përmirësojë deklarimet lidhur me korrigjimin e kufijve, Deputeti Nitaj në një prononcim për klankosova tv, ka thënë se është vet presidenti ai që duhet korrigjuar deklarimet.

”Nëse në Kosovë ka një njeri që duhet t’i përmirësoj deklaratat e tij për kufijtë, ai është vet presidenti Thaçi”, ka deklaruar ai.

Presidenti Thaçi ka kërkuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj t’i përmirësojë deklaratat e tij lidhur me korrigjimin e kufijve, përndryshe shumë shpejt mund të ndërrohet pasi sipas tij Haradinaj po ndihet komod në karrigen e tij.