Adriatik Kelmendi: Mjekët dhe mësuesit nuk e meritojnë rritje të pagave

Gazetari i njohur kosovar Adriatik Kelmendi, ka reaguar pas që Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës ka paralajmëruar grevë nëse nuk rriten pagat.

Drejtuesi i emisionit “Rubikon” ka thënë që është intersante se si mjekët dhe mesuesit kërkojnë rritje pagave, ata duhet t`i meritojnë rritjen e jo vetëm të kërkojnë.

“Interesant, më së keqi i kemi punët me arsim dhe me shëndetësi.Më së shumti kërkojnë rritje rrogash mësimdhënësit dhe mjekët. Rrogat duhet të meritohen, se kur kërkohen me zor i bie – haraç”, shkruan ai në Facebook.