Artileri e rëndë: Ramush Haradinajt nuk i jepet viza

Sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ndaj Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe kabinetit të tij të Qeverisë janë shumë serioze, ai nuk do të jetë në gjendje të merrë pjesë në një konferencë për Ballkanin që do të mbahet në fillim të muajit shkurt, raporton Al Jazeera, transmeton Gazeta Metro.

Siçka bërë të ditur gazetari nga Washington’i Ivica Puljic, Haradinaj ka marrë një ftesë për të marrë pjesë në konferencë, që do të mbahet më 6 shkurt.

Megjithatë, një burim nga Departamenti i Shtetit konfirmoi se Haradinaj nuk ka marrë një vizë për shkak të taksave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, transmeton Gazeta Metro.

Haradinaj duhej të merrte pjesë në këtë konferencë, dhe mungesa e tij u konfirmua nga organizatorët.

Në listën e zezë të SHBA’së janë futur edhe dy zëvendëskryeminstrat, Fatmir Limaj dhe Enver Hoxhaj, kurse edhe ministri i Tregtisë Endrit Shala është po në atë listë.

Metro ka raportuar edhe më herët për sanksionet e SHBA’së ndaj Qeverisë Haradinaj, kjo pas letrës që ju ka ardhur ku theksohen qartë 8 pika që duhet t’i përmbushin kjo Qeveri ne relacion me zhvillimet e fundit që po ndodhin në Kosovë, me theks të veçantë dialogun me Serbinë dhe taksën 100%.