Çlirim Maloku 19 vjeçari kosovar që po lufton me vdekjen pas rrahjes në Serbi

Shoqata e Shqiptarëve të Serbisë në Novi Sad, sot ka njoftuar se dy të rinj shqiptar janë sulmuar fizikisht në Novi Sad.

Sipas tyre të rinjtë shqiptarë janë sulmuar në mënyrën më brutale, madje njëri nga ta është në gjendje të rëndë.

Indeksonline mëson se personi që është në rrezik për jetë është Çlirim Maloku dhe është 19 vjeçar.

Çlirimi ka lëndime të rënda: frakturë të ashtit të kokës dhe gjakderdhje në tru. Ai është operuar në Qendrën Klinike të Vojvodinës dhe është duke luftuar me vdekjen.