Dalin pamje të reja nga Istogu: Luftë disa minutëshe mes Policisë dhe hajnit

Gazeta Metro ka arritur që të ketë video ekskluzive nga përleshja me armë e policëve dhe të plaçkitësve në qytetin e Isogut.

Kjo video është realizuar nga qytetarët që ishin në vendin e ngjarjes, aty shihen policët duke qëlluar me armë ndaj plaçkitësve të bankës që ishin të pajisur me armë të tipit A4-47, shkruan gazetametro.net.

Kujdes pamje të rënda

Për fat të keq nga kjo përleshje ka mbetur i vdekur një polic pas të shtënave me armë, bëhet fjalë për Izet Demaj i cili nuk ka mundur që t’i mbijetoj plagëve të marra dhe ka vdekur para pak orësh në spital.

Kurse nga ky rast, ka vdekur edhe një plaçkitës në vendin e ngjarjes.