Drutë vidhen me këso makina në malet e Kosovës

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me komunat përkatës, kanë vazhduar aksionet e përbashkëta për mbrojtjen e pyjeve.

Gjatë ditës së djeshme në territorin e Komunës së Kaçaniku është ndërmarrë një aksion për sekuestrimin e mjeteve motorike që përdoreshin për vjedhje të masës drunore në tërë territorin e Parkut Kombëtar Sharri.

“Masat tjera për mbrojtjen e pyjeve nga prerjet ilegale janë ndërmarrë edhe në prishjen e rrugëve alternative që përdoren për transportin ilegal të masës drunore në territorin e parkut”, thuhet në një njoftim të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK).

Ky institucion bëri të ditur se aksionet dhe veprimet konkrete të kësaj natyre do të vazhdojnë edhe në ditët vijuese me qëllim të ndalimin të këtyre aktiviteteve ilegale.

Me këtë rast, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës e ka falënderuar Policinë për punën e saj profesionale, asistencën dhe ndihmën e ofruar në mbrojtjen e resurseve natyrore.

Më poshtë keni foto të makinave të sekuestruara të cilat përdoren për transportin ilegal të masës drunore./FaktePlus