E dhimbshme: Dy vëllezër nga Suhareka vdesin brenda 24 orëve

Familja Reçani nga Suhareka është në zi shkaku vdekjeve të njëpasnjëshme të dy vëllezërve kryefamiljarë.

Musliu që vdiq i pari dhe Imeri që nuk i mbijetoi dhimbjes, u varrosën sot.Me njëri tjetrin ata kishin dallim vetëm katër vjet, teksa mosha e tyre ishe 59 dhe 55 vjet.

Familjarët thonë se vëllezërit ishin shumë të lidhur me njëri tjetrin dhe se nuk shkonin askund pa njëri tjetrin.