Gani Geci publikon mesazhet se si vëllai i Hashim Thaçit pagoi njerëz ta vrasë atë

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka pohuar se vëllai i Hashim Thaçit, Gani Thaçi ka paguar njerëz që ta vrasë atë.

Ai në T7, bëri publike edhe mesazhin që kishte pranuar, ku është treguar se Gani Thaçi ka paguar njerëz për vrasjen e tij.Ai tha që këto mesazhe i ka dërguar në Prokurori.

Geci në T7 tregoi se do të jetë dëshmitarë në Gjykatën Speciale. Ai tha që do të jetë dëshmitarë për pesë raste.“Këtu bëhet fjale për pesë raste vrasje që kanë ndodhur në Drenicë pas lufte të gjitha të pa zbuluara’, tha ai.