Geci: Thaçi kishte njohuri për rastet e dyshimta që ndodhën në Drenicë

Rastet e dyshimta e që ndodhën gjatë kohës së luftës ende janë të pazbuluara.

Në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, po diskutohet për Gjykatën Speciale dhe për këto raste në kohën e pasluftës në Kosovë.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Gani Geci, ka adresuar akuza serioze ndaj presidentit aktual të vendit, Hashim Thaçi.

Geci ka thënë se Thaçi kishte njohuri për privimin nga jeta e disa personave të caktuar në Drenicë.

Më herët, ai e ka akuzuar vëllain e Thaçit, Ganiun, se ka dhënë para që ta hiqnin qafe atë.

Për të mbështetur akuzat, ai e ka publikuar edhe një mesazh, i cili, sipas tij, i është dërguar nga dikush që Geci ka thënë se nuk e njeh.