Haradinaj i reagon ashpër Hazirit: Turp kur një njeri ofendon ushtrinë e vendit të vet

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj gjatë vizitës në KEK, ka folur edhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Haradinaj ka ripërsëritur se ushtria do të votohet më 14 dhjetor. Ai ka thënë se për këtë gjë nuk ka asnjë dilemë.

Kryeministri u ka përgjigjur edhe zërave kritikë për formimin e ushtrisë, ku ka thënë se Ushtria e Kosovës do të jetë e barabartë me ushtrisë e botës sa i përket mandatit.

Haradinaj i është përgjigjur kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri i cili në një deklaratë të tij ka thënë se: “Nuk i ka hije vendit që të dalë jashtë koordinimit me ndërkombëtarët”.

Haradinaj e ka quajtur të turpshme këtë deklaratë të Hazirit.

“Kam dëgjuar politikanë në mesin e tyre edhe Lutfi Hazirin duke thënë se kjo është më pak se ushtri është për turp, kur një i vendit të vet e ofendon ushtrinë e vet. Ushtria e Kosovës nuk ka asgjë më pak se ndonjë ushtri e botës në mandat”, theksoi Haradinaj.