Haradinaj: Nuk e di pse gjenerali amerikan anuloi vizitën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ai nuk e di pse ka anuluar vizitën Gjenerali i Gardës Kombëtare të lowas në Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Timothy Orr, transmeton Gazeta Metro.

Haradinaj kur është pyetur se cila është arsyeja se Orr ka anuluar vizitën e tij për nderë të pavarësisë në Kosovës, ka thënë se ai akoma nuk po e di arsyen, ani pse një letër e tij ka shkuar edhe në zyret e kabinetit të tij, letër kjo që është dërguar nga Ambasada e SHBA’së në Kosovë, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant, Rrahman Rama.

Rama i’u ka dërguar këtë letër edhe Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj në zyret e kabinetit të tyre.

Haradinka folur rreth takimit të sotëm që kishte me gjithë krerët e shtetit. Tha se temë e diskutimit ka qenë vetëm platforma e dialogut.

Ndërohë, Gjenerali Orr, ka anuluar vizitën e tij në Kosovë për shkak të mospërmbushjes së kërkesave nga Qeveria e Kosovës, për mos pezullimin e taksës 100%.