Hoxha: Premtuam liberalizimin e vizave sepse ashtu na premtuan

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se premtimin e vizave e kanë bërë në bazë premtimeve që i kanë marrë nga ndërkombëtarët.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se premtimet e eksponentëve institucionalë të Kosovës para qytetarëve për liberalizimin e vizave janë bartje e premtimeve të zyrtarëve ndërkombëtarë për politikanët e Kosovës.

“Është premtuar, sepse njëjtë na është premtuar. Pritjet nuk i kemi ngritur vetë. Çdo zyrtar që ka ardhur, të gjithë që kanë ardhur në tri vitet e fundit, na kanë thënë që me kalimin e Demarkacionit ju e siguroni lëvizjen e lirë”, ka thënë ajo në RTK.