Kështu përgjigjet Haradinaj presidentit Thaçit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka komentuar kërcënimin e Presidentit Thaçi i cili kërkojë nga ai të korrigjojë deklaratat e tij në të kundërtën do të rrëzohet qeveria, shkruan Gazeta Blic.Haradinaj duke ironizuar ka thënë se kush do ta rrëzojë qeverinë le ta bëjë e mos të flasë.Sipas tij tema e korrigjimit të kufijve është e vdekur dhe me këtë ka fituar i gjithë populli shqiptar.

“Kush e ka nijet me rrëzu Qeverine e rrëzon kështu qe mos u mërzitni më, ai që ka vdek nuk ngjallet mo njëherë ka ndodhë veq u ngjallë Krishti. Çështja e korrigjimit të kufijve ka vdek e vetmja mënyrë me u mbajte gjallë kjo temë është vetëm përmes dhunës apo ndonjë incidenti në veri apo ndërsjellë në mënyrë që pastaj mu përmend ndarja, por në tavolinë politike jo sepse është temë e vdekur me ketë fatmirësisht kemi fituar të gjithë”, ka deklaruar Haradinaj në konferencën për media, përcjell Gazeta Blic.Theksojmë se Presidenti i shtetit Hashim Thaçi, ka kërcënuar me shkarkim Kryeministrin Ramush Haradinaj, për shkak të qëndrimeve të tij kundër idesë për korrigjim kufijsh me Serbinë.Thaçi, përmes një konference për media ka kërkuar nga Haradinaj, që të “korrigjojë” siç është shprehur ai, qëndrimin karshi dialogut me Serbinë, në fazën përfundimtare.

“Jam i sigurt se kryeministri ka nevojë t’i korrigjojë deklaratat dhe qëndrimet e tij rreth dialogun, pa dialog nuk ka të ardhme atlantike për Kosovën. Tek e fundit që pozitat tona nuk janë të përhershme, kryeministrat dhe presidentet mund të ndërrohen, shkojnë e vinë, gjithsesi mund të ndërrohen ata që nuk korrigjohen”, tha Thaçi.Kreu i shtetit, i ka cilësuar të habitshme deklaratat e Kryeministrit Haradinaj, rreth idesë për korrigjim të kufirit me Serbinë, duke thënë se ai “ose është në humor të mirë ose është komod në karrigen e vet”.“Unë kam pritur që të jetë më racional karshi deklaratave për dialogun. Një kryeministër serioz nuk flet për luftëra dhe tragjedi, por për reforma. Sido që të jetë ka dështuar të bëjë një gjë të tillë në javët dhe muajt e fundit”, ka vazhduar me kritika, ndaj Haradinajt Presidenti Thaçi.Tutje, ai ka thënë se marrëveshja Kosovë- Serbi është e domosdoshme, që përmes saj Kosova të fitojë njohjen reciproke, “të fitojë njohje nga pesë vende të Bashkimit Evropian dhe jam i bindur që një gjë e tillë është më së e duhur që të ndodh”, shtoi Thaçi.