Ballina Aktuale Kryetari i kësaj komune i mbathë çizmet, në aksion të heqjes së...

Kryetari i kësaj komune i mbathë çizmet, në aksion të heqjes së borës

Që nga orët e para të mëngjesit, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka vizituar fshatëra e lagje të ndryshme të komunës që ai udhëheqë.

Muharremaj që njihet për punën e tij aktive, sot është shfaqur nga shumë fshatëra ku ka përcjellur nga afër punën që është bërë në pastrimin e rrugëve.

Madje, pak minuta më parë ai ka arritur në lagjen “Sopa” në Duhël ku i është futur edhe vetë aktivitetit të pastrimit të borës.

Kryetari ka mbathur çizmet dhe bashkë me kompanitë e kontraktuara janë duke bërë të pamundurën për lirimin e rrugëve nga bora e madhe që ka rënë, dhe po bie edhe tani.