Kthehet ajri i ndotur në kryeqytet

Në fund të vitit të kaluar dhe në këtë fillimvit, vendi u shoqërua për javë me radhë me ajër tejet të ndotur ditë e natë.

Me përmirësimin e motit, edhe ajri i ndotur u largua, por për t’u kthyer prapë

Sipas matësit të cilësisë së ajrit të vendosur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, sonte në Prishtinë niveli i ndotjes së ajrit është i pashëndetshëm.

Matjet e bëra në orën 16:00, tregojnë se niveli ndotjes ka arritur në shkallën 112.

Kujtojmë se në të kaluarën, kryetari i Prishtinës kishte marr vendim që për dy ditë, veturat mos të qarkullojnë nëpër qytet, duke u munduar kështu të ul nivelin e ndotjes së ajrit, por që nuk rezultoi me efekt.