Makina e lë të vdekur në vend kalimtarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në afërsi të prokurorisë së Kavajës.

Si pasojë e incidentit një kalimtar ka mbetur i vdekur. Qytetari është goditur nga një makinë teksa po tentonte të kalonte rrugën. Viktima, ende e paidentifikuar, ka vdekur në vend. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet