Me vendosjen e taksës, Serbia humb kaq para në muaj

Përveç vendosjes së taksës për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja, Qeveria e Kosovës së fundi ka vendosur taksë edhe për brendet ndërkombëtare që vijnë nga Serbia në Kosovë.

E për këtë veprim ka reagurar përsëri Bashkimi Evropian.

Kjo e fundit, ka kërkuar nga Prishtina që të rikonsiderojë këtë vendim, raporton lajmi.net.

Mirëpo, teksa ky vendim po vazhdon të mbetet në fuqi, shtetit serb po i shkaktohet një humbje e madhe ekonomike.

Profesori i Institutit Evropian të Studimeve, Slobodan Zeçeviq, thotë se BE-ja mund ta kushtëzojë Kosovën për heqjen e taksës, nëse sipas tij ajo vërtet e do një gjë të tillë.

E se humbjet me vendosjen e taksës së re mund të rriten, po e thotë edhe minsitri serb i Tregtisë, Rasim Ljajiq.

Ai tha se që nga 20 nëntori e deri më 21 dhjetor, Serbisë i janë shkaktuar humbje deri në 34.6 milionë euro.

Sipas tij, kjo mund të rritet në 40 milionë euro në muaj humbje për shtetin serb.

Siç thotë ai, 30 kompani ndërkombëtare të cilat operojnë në Serbi mund të goditen nga kjo taksë.

“Ky vendim do të ketë një impakt në bizneset tona, por do të bëjmë çmos që t’ia dalim”, ka thëtë LJajiq.

Kujtojmë, se Qeveria e Kosovës në mbledhjen e djeshme vendosi që taksë të vendoset edhe për brendet ndërkombëtare që vijnë nga Serbia.