Polici kosovar kapet në kamerë duke u korruptuar

Në emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’ u transmetuan pamje ekskluzive nga kamerat e përgjimeve të cilat janë duke u përdorur si prova për t’i gjykuar policët e trafikut.

Pamjet e transmetuara për herë të parë dëshmojnë momente kur qytetarët paguajnë para dhe metoda të veçanta.

Video e parë e shfaqur ne emisionin e transmetuar të DNK-së dëshmon momentin ku një mërgimtar nga Danimarka paguan 40 euro tiketën te policët.