Prishet koalicioni

Kolaicini mes AAK-së dhe LB-së në komunën e Obiliqit ka marrë fund.

Lajm24 mëson se ky koalicion është prishur pas mosmarrëveshjeve mes partive në fjalë.

Burime brenda AAK-së thonë se vazhdimi i këtij koalicioni ka qenë i pamundur pas mosmarrëveshjeve.

Po ashtu, Lajm24, mëson se pas prishjes së këtij koalicioni, ka pas kërkesë nga drejtori i Infrastrukturës Lokale, Enver Grajçevci që të lirohet nga kjo detyrë, gjë që është pranuar nga kryetari Gashi.

AAK si fituese e zgjedhjeve lokale në këtë komunë ishte në bashkëqeverisje me Lëvizjen për Bashkim, rreth dy vite./Lajm24/