Propozohet që Kosovës t’i ndërrohet emri, ja si do të quhet

Gazetari, Adriatik Kelmendi përmes një statusi të bërë në “Facebook”, ka dhënë një propozim rreth ndryshimit të emrit të Kosovës. Ai, ka propozuar që emri të ndryshohet dhe të bëhet Kosovë e Veriut, ai ka shtuar se edhe ndonjë mbiemër tjetër mund t’i bëhet vetëm në emër të kompromisit.

Në fund të shkrimit, Kelmendi ka thënë që duhet të mbyllet një herë e mirë konflikti shekullor.

“Po na thonë se edhe ne duhet ta bëjmë një kompromis të dhimbshëm për të arritur marrëveshje historike me Serbinë, ashtu siç bëri edhe Maqedonia dhe Greqia.
Pajtohem! Propozoj që në shenjë kompromisi ta ndërrojmë emrin – nga Kosovë ta bëjmë Kosovë e Veriut! Bën edhe ndonjë mbiemër tjetër, gjithçka në emër të kompromisit.
Dhe ta mbyllim një herë e mirë në paqe konfilktin shekullor! “, ka shkruar ai në facebook