Serbia po shuhet, për 18 vite ka 654 mijë banorë më pak

Serbia po kalon në periudhat më të vështira të historisë së saj. Ky shtet gradualisht po shuhet, pasi rinia po migron e popullata e saj po plaket dhe nuk po arrit të plotësoj vde,kjet me lindje.

Të dhënët e fundit tregojnë se për 18 vite Serbia ka saktësisht 654.000 mijë banorë më pak.

“Nga fillimi i shekullit 21 ose ndryshe nga viti 2001 deri më sot Republika e Serbisë ka 645.000 mijë banorë më pak. Përafërsisht janë shuar dy qytete të madhësisë që ka Novi Sadi dhe qyteti i Nishit së bashku”, njofton televizioni publik serb RTS.

Thuhet se Qeveria e Serbisë nën patronatin e Akademisë Shkencave dhe Arteve (SANU) e ka formuar Trupin Koordinues ku janë përfshirë ekspert të profileve të ndryshme të shoqërisë për daljen nga kjo situatë “katastrofale me rrezik të shuarjes si popull dhe shtet”

Ndërkohë hulumtimet e ndryshme demografike të publikuara qysh më parë parashikojnë se Serbia më 2050 do të ketë deri dy milionë banorë më pak se aktualisht.

Madje ekspertë të demografiosë kanë parashikuar se pas 500 vjetësh populli serb do të jetë zhdukur.

Të dhënët e mëhershme tregojnë se në Serbi ka rreth 30 vite që lindin më pak njerëz se sa që vd,esin, duke u bërë kështu ndër vendet me mortalitetit më të madh në Evropë.

Me shtimin natyror Serbia realisht i humb rreth 30 mijë banorë në vit, ndërsa nga ky shtet emigrojnë 10 mijë deri 15 mijë njerëz./FaktePlus