Shokon Dardan Molliqaj: Rroftë baba, poshtë UÇK-ja! Ky ishte mësimi

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj përmes një shkrimi të gjatë në Facebook, ka kritikuar ashpër kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin. Ai e ka quajtur Kurtin frikacak njësoj sikurse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përcjellë Gazeta Blic,Tutje në shkrimin e bërë, Molliqaj thotë se Albin Kurti nuk ka pranuar asnjëherë të marrë mbi vete ndonjë rrezik.Ky reagim i Molliqajt vjen pas një shkrimi të bërë gjatë ditës së djeshme nga Albin Kurti, i cili ka bërë thirrje që Hashim Thaçi të dorëzohet në gjykatën Speciale, pasi që ai vetë e ka krijuar atë.

Shkrimi i plotë i Dardan Molliqajt:Rrofte baba, poshtë UÇK-ja! Ky ishte mesimiKu kemi dalluar asokohe si VV nga LDK dhe një pjesë e shoqërisë civile rreth Gjykatës Speciale është pikërisht kjo: ne thoshim se kriminelët e korruptuar që e kanë kapur shtetin duhet t’i denojnë gjykatat tona për keto vepra; thoshim po ashtu se drejtësia e çlirimi nuk mund të na vijnë nga jashtë, ato janë autentike; një Gjykatë e veçantë vetëm për Kosovën, për më tepër një etnike është e papranueshme në secilin rast. Pavarësisht kush mund te arrestohet. Madje herë pas here thoshim se pushteti i VV-së nuk do t’i dorëzoje çlirimtarët.

Sot kanë ndërruar yjet, tjetër këngë këndohet. Gjykata Speciale, varet…Nese e arreston Hashim Thaçin edhe bën.
Duke i personalizuar marrëdhëniet politike deri në obsesion, Albini është zhytur e ka humbur brenda orbitës së kundërshtarëve, duke përvetësuar mënyrat e tyre. Sikur Hashimi, edhe ky punon me vegla e instrumentalizon çdo gje. Sikur Hashimi, edhe ky është frikacak që nuk ka pranuar të marrë mbi vete asnjë rrezik. Asnjë! Sikur Hashimi, edhe ky zgjohet në mengjes me dy fjalë: unë dhe historia.Parimi është i tillë vetëm kur është i verbër karshi emrave konkretë. Parimet dhe e verteta nuk kanë karakter primordial. Ato nuk mund të lidhen për kërthizen e askujt, as te Albinit. Ata që e japin UÇK-në në kuadër të luftës së brendshme politike, e duan pushtetin dhe jo Kosoven. E duan veten dhe jo UÇK-në. Prandaj, nuk janë as parimorë e as të vërtetë.

Rrofte baba, poshtë UÇK-ja! Ky ishte mësimi. Secili subjekt është i përkohshëm, edhe Albini shkoi.