Thaçi i kundërpërgjigjet Veselit

Ditë më parë kryeparlamentari Kadri Veseli pati deklaruar se presidenti Hashim Thaçi i ka kapur partitë opozitare për hunde.

Sipas Veselit opozitë nuk është e fuqishme të marrë vendime vet.

Ndërkaq sot presidenti Thaçi i është përgjigjur Veselit duke thënë se askush nuk mund ta kap atë për hunde dhe as ai vet nuk e bënë një gjë të tillë.

“Askush nuk mund të më kap për hunde dhe as nuk e kapi askënd, kam bashkëpunim të mirë me të gjitha partitë”, tha Thaçit.

Tutje ai ka falënderuar kryeparlamentarin Veseli i cili sot ka formuar një draftë rezulut për dialogun.

“Falënderoj Veselin që ka mbledhur sot partitë politikë dhe çdo nismë të tyre do ta mbështes”, tha Thaçi.