Thaçi: Lugina ka mbështetjen time për bashkimin me Kosovën

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Zvicër ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror ka takuar sot edhe përfaqësues të shoqatës “Medvegja” si dhe përfaqësues të shoqatave të tjera nga Lugina e Preshevës. Ai ua ka konfirmuar edhe një herë mbështetjen ndaj kërkesës së tyre që Presheva, Bujanoci e Medvegja të bashkohen me Kosovën.

 

Në Gjenevë takova edhe përfaqësues të shoqatës “Medvegja” si dhe përfaqësues të shoqatave të tjera nga Lugina e Preshevës, të cilët e përshëndetën gatishmërinë e Kosovës për të respektuar vullnetin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të shprehur në referendumin e vitit 1992.

 

Atyre ua konfirmova që mbështes kërkesën e tyre që Presheva, Bujanoci e Medvegja të bashkohen me Kosovën, ka shkruar Thaçi.