Vëmendje: Ajri në Prishtinë në gjendje të tmerrshme, këta persona të mos dalin jashtë

Ajri i ndotur vazhdon të mbizotëroj në kryeqytetin e Kosovës.
Me rënien e temperaturave dukshëm është rritur edhe niveli i ndotjes së ajrit në kryeqytet.

Ajri konsiderohet të jetë i dëmshëm dhe i pashëndetshëm andaj mirë do të ishte që mos të ekspozohen jashtë fëmijët, personat që kanë probleme me frymëmarrje si dhe të moshuarit.