Vetëvendosje e kërcënon seriozisht Shpend Ahmetin

Pas deklaratave të mbrëmshme të kryetarit të Prishtinës dhe shkarkimit të disa drejtorëve të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë ardhur edhe reagimet e para nga ana e zyrtarëve nga partia e Albin Kurtit.

Është ish- kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Avni Zogiani ai i cili ka një kërkesë për partinë e tij, Vetëvendosjen.

Ai ka theksuar se duhet nisur procedurat për shkarkimin e Shpend Ahmetit. Madje, sipas tij, VV i ka kapacitetet për një gjë të tillë.
Reagimi i plotë:

Te mblidhen nenshkrimet per shkarkimin e Shpendit!

LVV ka kapacitete per kte!

Ndërkohë, Ahmeti sot në një intervistë i ka kërkuar edhe përballje publike, Albib Kurtit.