Vetëvritet në litar një person në Prishtinë

Në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës një person është gjetur pa shenja jetë në rrugën Isa Kastrati të Prishtinës. Sipas organeve të hetuesisë kosovare viktima është gjetur i varur në një litar të shtëpisë. Rasti po dyshohet të jetë vetëvrasje.
Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Njoftimi i plotë:

Rr. Isa Kastrati, Prishtinë, më 02.10.2018-04:25. Raportohet se në një objekt ndihmës të shtëpisë, është gjetur pa shenja jete i varur në litar viktima mashkull K/Shqiptar. Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.