Vjen lajmi i keq për vizat, ‘dorëzohen’ edhe institucionet e vendit

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka treguar arsyet se pse liberalizimi i vizave nuk është në agjendë të Këshillit të Ministrave.

Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian nuk e ka vendosur në agjendë liberalizimin e vizave për Kosovën, duke e anashkaluar edhe një herë vullnetin e kosovarëve për të udhëtuar pa viza në zonën Shengen.

Këtë e ka konfirmuar edhe ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha, e cila e quan të padrejtë anashkalimin e Kosovës nga BE-ja, për shkak të politikave të tyre të brendshme. Reagime kundër këtij vendimi ka pasur edhe nga qytetarët.

Qytetarët e njërit prej vendeve më të izoluar në Evropë nuk kanë mundësi të lëvizin lirshëm në zonën Shengen edhe për një kohë të pacaktuar.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, e ka konfirmuar për RTK-së se Kosova nuk është në agjendën e BE-së për liberalizim në fillim të dhjetorit.

Ajo ka thënë se kjo po ndodh për shkak se disa shtete të mëdha të Bashkimin Evropian siç janë Gjermania, Franca dhe Holanda ende hezitojnë të marrin vendim për heqjen e vizave për Kosovën.