Zeka i reagon Krasniqit: Do të flas një ditë për veprimet tua

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka i ka reaguar Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nisma-s, Jakup Krasniqit, i cili dje përmes një postimi në Facebook ishte shprehur i penduar që kishte lejuar kandidimin e Zekës për deputet.

Në një reagim në Facebook, Zeka ka thënë se fjalori i tij i pengon Krasniqit sepse ai e godet hajnin, hipokritin, të pabesin e shkatërrimtarin e shtetit.

“Ty të pengon fjalori im, ndërsa mu me kane pengu veprimet tua, për te cilat do te flas një dite. Ty te pengon fjalori im, sepse ai fjalor e godet hajnin, hipokritin, te pabesin dhe shkatërrimtarin e shtetit. Unë nuk jam penduar për asgjë. Kam vetëm nje pyetje: Çka kam perfitu unë nga politika dhe Nisma?!!! Hajt ma thuaj vetëm nje gje?. Fjalori im i pengon vetëm profiterat, askënd tjetër…”, ka shkruar Zeka.