Ky është V40 ThinQ, modelin me pesë kamera

LG e ka publikuar modelin V40 ThinQ. Zyrtarizimi është bërë fillimisht ne Kore të Jugut.

Njoftimi konfirmon një celularë me pesë kamera, me tre kamera të montuara në pjesën e pasme të saj dhe dy në pjesën e përparme.

Ky model do të ketë një ekran pak më të madh prej 6.4 inç se modeli i vitit të kaluar dhe do të jetë në dispozicion në të kuqe, blu dhe gri.

Përndryshe, V40 duket shumë si paraardhësi i saj V30 me disa prekje të dizajnit nga G7 i këtij viti.