Mark Zuckebergu reagon pas publikimit se disa llogari janë sulmuar

Dëshiroj të ju infromoj se kemi hasur një problem të rëndësishëm rreth sigurisë të cilin tashmë e kemi identifikuar. Problemin e kemi hasur natën e kaluar dhe kemi marrë masa parandaluese për të gjithë ata të cilët janë prekur nga kjo. Jemi akoma duke e hetuar rastin por do të ndaj me ju atë çfarë deri më tani e kemi zbuluar.

Të martën, ne kemi zbuluar një sulmues i cili ka shfrytëzuar një dobësi teknike për të vjedhur qasjen dhe t;i lejojë ata të hyjnë në llogaritë e rreth 50 milionë personave që e shfrytëzojnë facebookun.

Ne kemi gjetur problemin ku eshte cenuar siguria dhe do te parandalojmë këtë sulmues ose ndonjë tjetër që të jetë në gjendje të ketë qasje ne llogaritë e shfrytëzuesve. Ne kemi zhvlersuar qasjen e këtyre 50 milionë personave të cilit ishin sulmuar, që ju ka shkaktuar dalje nga llogaria e tyre. Këta njerëz tash duhet të hyjnë prapë në llogarinë e tyre dhe do të kenë qasje pa asnjw problem. Ne do ti lajmrojmë këta persona me një mesazh në krye të faqes së tyre, në lidhje me çfarë ka ndodhur.

Si masë parandaluese edhe pse mendojmë se e kemi rregulluar këtë problem, tash për tash e kemi larguar atë tipar përmes të cilit ka ndodhur kjo, përderisa do të jemi të sigurt se më nuk do të ketë problem. Tipari është quajtur “View As” nje mjet privatësie i cili iu ka mundësuar ju, të shihni se si duket nga të tjerët profile i juaj.

Ne vazhdimisht kemi sulme nga njerëz të cilët dëshirojnë të marrin informacione, mirëpo më vjen mirë që arritëm ta rregullojmë këtë problem dhe sigurisht se ne duhet te mundohemi të punojmë që këto gjëra të  mos përsëriten.

Nëse keni harruar fjalëkalimin “password-in”, ose keni problem të qasje në llogarin tuaj mund të kontaktoni përmes @Help Center