Serbia ndërhyn që ta gjejë vrasësin e Ivanoviqit

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se ka shumë spekulime rreth vrasjes së ish liderit të SDP në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Ai ka thënë se Serbia mbetet e angazhuar që ta gjejë vrasësin, sepse sipas tij është e rëndësishme për sigurinë e qytetarëve në Kosovë dhe Serbinë në përgjithësi, shkruan ‘N1’, përcjell Klan Kosova.

Në publikimin e raportit të punës së ministrisë nga qershori në tetor, Stefanoviq, ka thënë se situata në Kosovë është e vështirë dhe se sipas tij EULEX, KFOR dhe Policia e Kosovës nuk shkëmbejnë informacione me Zyrën e Prokurorit për Krim të Organizuar në Serbi.

“Pavarësisht kërkesave autoritet hetuese në Serbi nuk kanë pranuar ndonjë informacion domethënës për hetimet që mund të kryhen”, ka thënë Stefanoviq.