Bllokada dhe protesta në Katalonjë

Më 1 tetor të vitit 2017, Katalonja kishte mbajtur një referendum për pavarësinë e saj nga Spanja.

Në këtë referendum votuan 2.260.000 persona ku 90 për qind e tyre kanë votuar për shkëputje. Më pas, më 27 tetor 2017, Katalonja ka shpallur zyrtarisht pavarësinë e saj.

Por, sot në një vjetorin e mbajtjes së referendumit qeveria e Katalonjës është përballur me protesta dhe bllokada, transmeton lajmi.net.

Mediat shkruajnë se separatistët katalonas kanë bllokuar rrugët kryesore në Katalonjë si dhe kanë bllokuar hekurudhat, në përvjetorin e parë të referendumit për vetëvendosje, transmeton lajmi.net.

Në Girona, dhjetëra mbështetës të pavarësisë së Katalonjës sot me forcë kanë hyrë në ndërtesën e zyrës lokale përfaqësuese të qeverisë, ku njëri prej protestuesve mori flamurin spanjoll dhe vendosi njërin prej tyre që simbolizon pavarësinë.

Raportohet se disa prej aktivistëve ishin të mbuluara me shall dhe se hyrjen e tyre në ndërtesën e qeverisë nuk mundi ta ndaloj as policia.

Protestuesit kishin bllokuar autostradën “A7”, që lidh Barcelonën me Valencian, si dhe autostradën “A2”, autostradë kjo që lidh kryeqytetin e Katalonjës me Madridin.

Qindra nxënës dhe studentë të shkollave të mesme marshuan në qendër të Barcelonës për të shënuar përvjetorin e referendumit.

“Ne nuk do të harrojmë e as nuk do të falim”, ishte mesazhi që përçonin protestuesit, përkatësisht nxënësit e kolegjeve dhe të shkollave të mesme. Këta nzënës këndonin në mbështetje të pavarësisë së Katalonjës.

Një minutë heshtje në përvjetorin e referendumit

Njerëzit në të gjithë Katalonjës kanë mbajtur një minutë heshtje në mesditë me orën lokale për të shënuar përvjetorin e referendumit dhe, sipas AP, kjo minutë e heshtjes është mbajtur për shkak të dhunës që kishte përdorur gjatë procesit të votimit të referendumit.

Protestat e separatistëve janë mbajtur në përvjetorin e parë të referendumit të paautorizuar në Katalonjë.