Çmime të reja të naftës

Çmimet e naftës u rritën fuqishëm në javën e parë të Vitit të Ri pas një rënie të mprehtë vitin e kaluar, pasi investitorët shpresojnë se SHBA dhe Kina së shpejti do të arrijnë një marrëveshje mbi tregtinë dhe se rritja e ekonomive më të mëdha në botë do të stabilizohet.

Në Londër, çmimi i një bareli naftë u rrit 9.3 për qind në 57.05 dollarë, ndërsa në tregun amerikan një barel naftë u rrit 5.8 për qind në 47.95 dollarë.

Pas rënies prej më shumë se 20 për qind në 2018, në javën e parë të Vitit të Ri, çmimet e naftës kompensuan disa nga humbjet