E dhimbshme, 9-vjeçari lufton me kancerin, kështu ia la emrin motrës

“Tash është koha që të bëhem engjulli mbrojtës i motrës sime”. Me këto fjalë Bailey, 9-vjeçar iu drejtua prindërve pasi luftoi kancerin për ta parë motrën e tij teksa erdhi në këtë botë.

Kur u diagnostifikua mjekët thanë se ai ka “ditë ose maksimalisht javë për të jetuar”, por britanezi luftoi aq sa të priste lindjen e motrës e madje asaj ia la edhe emrin Millie.

Pasi luftoi 15 muaj me kancerin, me lot në sy, duke i mbajtur duart e prindërve ai ndërroi jetë.

Ai ishte diagnostifikuar me një kancer të rrallë dhe ishte në stazën 3 kur veçse ishte diagnostifikuar.

“Mjekët na thanë se nuk kishte shumë jetë, por ai ishte i vendosur. Luftoi, vazhdoi me kimio-terapitë deri sa lindi motra e tij”, deklaruan prindërit Lee e Rachel.

“Ai e përqafonte, i këndonte, ia ndërronte rrobat, bënte gjithçka do bënte një vëlla i madh për motrën”.

E në momentet e fundit të jetës, ai deklaroi: “Dua të qëndroj, por duhet të shkoj që të bëhem engjulli mbrojtës i motrës sime”.

Historia e tij ka prekur gjithë Britaninë e Madhe.