Gjermanët humbin ‘zonjën e hekurt’, Merkel konfirmon dorëheqjen

Që nga mëngjesi i kësaj të hëne mediat e huaja nga burimet brenda CDU-së, nisën raporte se Kancelarja gjermane Angela Merkel, pritet të heq dorë nga partia që ajo udhëheq.

Mirëpo, tani ka qenë vetë kancerlarja gjermane që ka konfirmuar se nuk do të rikandidojë për kryetare të partisë.

Ajo nuk ka thënë direkt se heqja dorë lidhet me rezultatin e dobët në zgjedhjet rajonale, mirëpo mediat po raportojnë për një rënie drastike në zgjedhjet e fundit në krahinën e Hessenit.

Sidoqoftë, Merkel nisi rënien që në zgjedhjet parlamentare ku nuk arriti të sigurojë përqindjen që do t’ia mundësonte krijimin e Qeverisë, mirëpo iu desh të bënte një koalicion që shpesh po raportohet si jostabil.

Ndryshe, mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se Merkel do të largohet edhe krejtësisht nga politika pas përfundimit të kësaj legjislature në vitin 2021.