I dehur, masturbon në rrugë!

Gavin Whyte është bërë horë në rrjetet sociale pas veprimit të tij të fundit, ku shihet duke masturbuar në gjendje të dehur

I dehur në mes të rrugës. Duke masturbuar.

Gavin Whyte, sulmues i krahut i Oxford United dhe i Kombëtares së Irlandës së Veriut, me të cilën ka realizuar një gol në dy ndeshje, është gjobitur nga klubi pas një videoje që ka përfunduar në internet, përcjell Gazeta Express.

Sipas mediave britanike, 22 vjeçari ishte duke festuar pasi e mori çmimin “George Best Breakthough Award”, çmim i ndarë nga “Belfast Telegraph Sport Awards”, për sukseset që i kishte arritur si futbollist i ri me “Crusader” sezonin e fundit.

Mirëpo, ajo që e ka zgjuar interesimin e të gjithëve ishte veprimi i tij pas kësaj gala mbrëmjeje.

Sipas videos që tashmë është përhapur gjithandej, sulmuesi veri-irlandez shihet duke masturbuar në rrugë pasi kishte konsumuar shumë alkool dhe për fatin e tij të keq, gjithçka është incizuar.

Futbollisti ndihet i shkatërruar për veprimin e tij.

Për këtë siguron menaxheri i Oxford United, Karl Robinson.

“Është totalisht jashtë ‘sistemit’. Ai është një shpirt i ri. Është i respektueshëm dhe totalisht i shkatërruar me atë që ka ndodhur. Rrallë e kam parë dikë aq të dëshpëruar dhe që i vjen keq aq shumë. Kishte pirë shumë, por është një sjelle e gabueshme. Do të ulemi me Gavin dhe do t’ia kujtojmë përgjegjësitë e tij. Është një djalosh i mirë dhe shpresoj që tifozët ta falin veprimin e tij të gabuar”, ka thënë trajneri i tij.

Policia britanike ndërkohë ka deklaruar për nisjen e hetimeve për këtë rast.

“Policia është në dijeni për një video që po qarkullon në rrjetet sociale dhe e ka hapur rastin”, kanë thënë zyrtarë të policisë.