Kjo është ambasadorja e re amerikane në OKB

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka ofruar zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, Heather Nauert, rolin e ambasadores së re amerikane në OKB.

Nuk është ende e qartë nëse ajo ka pranuar ofertën për të zëvendësuar Nikki Haley e cila është ambasadore në largim.

Ish-guvernatorja e Karolinës Jugore, Haley ka mbajtur pozitë të rëndësishme në kabinetin e Trumpit dhe është parë si diplomate e cila ka shuar dyshimet rreth mungesës së kredencialeve në çështjet e politikës së jashtme, transmeton Klan Kosova.

Puna e saj diplomatike, të paktën publikisht, ka dërguar qasjen e Trumpit për politika të jashtme në takimet e Këshillit të Sigurimit.