Merret vendim për veturat me naftë e benzinë

Pas fillimit në një qytet gjerman dhe mandej vazhdimit në disa qytete tjera nëpër Evropë, tani është një shtet, i cili ka marrë vendim që deri në vitin 2030 të ndalojë shitjen dhe qarkullimin në trafik të veturave me naftë dhe benzinë.

Këtë vendim për të ndaluar në gjithë qytetet e shtetit veturat me naftë dhe benzinë e ka marrë Danimarka, duke u bërë kështu shembull për gjithë Evropën.

Kryeministri danez Lars Lokke Rasmussen deklaroi se morën këtë vendim  mënyrë që të ndikohet sa më shumë për një ambient sa më të pastër.

Ai tha se pret që ky plan të funksionojë dhe për 12 vjet të përmbyllet me heqjen nga përdorimi të veturave me naftë e benzinë.

Ndryshe, ishte Hamburgu i Gjermanisë i cili këtë vit i pari ndaloi qarkullimin e kamionëve dhe veturave me naftë në disa nga rrugët e qytetit. Pas Hamburgut, këso vendime morën edhe qytete tjera gjermane, por edhe qytete nga vende të tjera të Bashkimit Evropian.