NATO dërgon mesazh Maqedonisë: Kapeni shansin historik!

Në përfundim të referendumit në Maqedoni për t’i dhënë votën pro, marrëveshjes së Prespës për emrin e ri të shtetit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka shprehur edhe njëherë mbështetjen e NATO-s për ta nxitur procesin duke u shprehur se dera e NATO-s mbetet e hapur dhe se nevojitet që liderët politikë të këtij vendi të angazhohen për ta përmbushur deri në fund, procesin.

“E mirëpres votën Pro, në referendumin e Maqedonisë. U kërkoj të gjithë liderëve dhe partive politike të angazhohen në mënyrë kontruktive dhe me përgjegjësi që u takon për të kapur këtë shans historik. Dera e NATO-s është e hapur, por duhet të përmbushen të gjitha procedurat në rang kombëtar.”