Në Rusi temperaturat shkojnë në – 49 gradë Celsius, 13 persona humbin jetën

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën nga hipotermia në qytetin Burjatia, në Siberinë Lindore, në ditët e para të vitit, ku temperaturat kanë arritur deri në – 49 gradë Celsius.

Sipas medias ruse, te pothuajse të gjitha trupat e tyre janë gjetur sasi të larta të alkoolit në gjak.

Ditët me mot ekstrem kanë përfshirë të gjithë Evropën, që vetëm gjatë një jave shumbën jetën 13 persona, veçanërisht në Zvicër, Austri dhe Gjermani.

Qindra persona kanë mbetur të bllokuar në rajonet alpine për shkak të rrezikut të orteqeve, ndërkohë që erëra të forta kanë provokuar anulimin e shumë fluturimeve.