Pamje që tregojnë se si “rrëshqet” toka nga termeti në Indonezi

Pamje të pabesueshme të marra nga një dron kanë treguar shtrirjen e plotë të tërmetit shkatërrues indonezian i cili ka shkatërruar ndërtesat dhe ka vrarë më shumë se 1.200 njerëz.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qindra njerëz janë bllokuar në baltë dhe 1,700 shtëpi janë “gëlltitur” në ishullin e Sulawesi pasi tërmeti me magnitudë 7.5 goditi të premten këtë vend, duke shkaktuar një cunami.

Po sipas mediave, po gërmohen varret e mëdha masive po gërmohen në një përpjekje të dëshpëruar për të ndaluar përhapjen e sëmundjes, me një varr që mat 10 deri në 100 metra.

Ndërkohë, pamjet e kapura na një dron thuhet se tregojnë një anije të madhe të bllokuar në breg, një xhami që u shkatërrua plotësisht, vetura dhe ndërtesa që u shkatërruar nga vala e fuqishme e shkaktuar nga dridhjet masive.

Gjithashtu, çfarë bie në sy janë disa pamje që ngjajnë me ato apokaliptike – ku toka shihet duke lëvizur.

Shefi i autoritetit të fatkeqësive kombëtare të Indonezisë, Willem Rampangilei tha se trupat e njerëzve duhet të varrosen sa më shpejt që të jetë e mundur për ‘arsye shëndetësore dhe fetare’.