Putin në Serbi: Qytetarët do mbyllin dritaret, snajperistë në ndërtesa, s’ka fluturime…

Gjatë vizitës së presidentit rus në Serbi , parashikohet nivel i lartë i sigurisë. Me të, vijnë nga Rusia edhe 250 oficerë të sigurisë, shkruajnë mediat serbe.

Në bashkëpunim me agjentët rusë dhe pjesëtarët e policisë serbe dhe shërbimeve tjera, masat e sigurisë do të rriten në nivelin më të lartë gjatë vizitës së presidentit rus, Vladimir Putin në Serbi, më 17 janar.

‘Rrugët që do të kalojë Presidenti rus do të jenë të mbyllura, në ndërtesa do vendosen snajperistët rusë dhe serbë, ndërsa qytetarët të cilët jetojnë në atë pjesë , do të urdhërohet për të mbyllin dritaret dhe perdet’, thuhet në listën e gjërave që janë menduar të bqhen gjatë vizitës.

Gjithashtu, në prag të ardhjes së avionit të preidentit rus, gjitha fluturimet tjera do jenë të mbyllura.