Shtëpia e Bardhë e tmerruar nga video e ‘Melania Trump’ duke kërcyer e zhveshur para reperit

Muzikant tridhjetë vjeçar T.I ka nxitur reagime publike kur ka lansuar një video të shkurtër në llogarinë e tij në Twitter, ku mund të shohim një grua e cila duket identike si Melanie Trump duke vallëzuar e zhveshur një vallëzim joshës para reperit, transmeton gazetametro.net.

Reperi amerikan T.I., emri i së cilit është Clifford Harris Jr., me videon e fundit në të cilën një grua e ngjashme si Melanie Trump bën striptizëm në rezidencën zyrtare të Presidentit të SHBA, fyen zonjën e parë. Menjëherë pas lansimit të videos, ka folur edhe Shtëpia e Bardhë.

Në videon e përmendur. Sipas skenarit, T.I është anëtar i sigurisë, i cili vëzhgon Donald Trump duke lënë Shtëpinë e Bardhë me helikopter. Më pas në dhomë hynë një grua e cila ngjanë shumë me Melania Trump, e cila mbanë të veshur një xhaketë më sloganin “I really don’t care, do u?”, e njejta xhaketë që kishte veshur Melania para disa muajve, transmeton gazetametro.net.
“Pa marrë parasyshë nëse e doni apo jo, ajo është zonja e parë dhe kjo është Shtëpia e Bardhë. Është e neveritshme ta paraqesim atë në këtë mënyrë vetëm për shkak të një politike që tregon mosrespektim në këtë mënyrë”, ka deklaruar zëdhënësja Grisham, e cila i bëri thirrje të gjithëve përmes Twitter për të bojkotuar videon.

Sipas mediave amerikane reperi ka dashur t’i hakmerret Kanye West, ku në pst kishte shkruaj:

“I nderuar 45,

Unë nuk jam Kanye”.

Ani me numrin 45 i është drejtuar presidentit Trump, i cili eshte presidenti i 45 me rradhë.