Tërmet

Një dridhje e fortë me magnitudë prej 6.4 ka goditur brigjet e Japonisë, duke tundur ndërtesat në jug të vendit.

Tërmeti ra 16 km nga qyteti i Nishinoomote në ishullin e Tanegashima në prefekturën e Kagoshima në një thellësi prej 35 km.

Nuk pati njoftime të menjëhershme për dëme apo viktima dhe as njoftime për ndonjë cunam.

Por agjencia meteorologjike e Japonisë tha se tërmeti shkaktoi lëkundje mesatarisht të forta në zonat aty pranë.

Tërmetet janë të zakonshme në Japoni, një nga zonat sizmike më aktive në botë