Trump prap kërcënon Arabinë Saudite

SHBA ka lëvizur një hap më afër në pranimin se Arabia Saudite kishte rol në vdekjen në dukje të gazetarit Jamal Khashoggi.

Të martën presidenti amerikan, Trump, për herë të parë tha se beson që gazetari Khashoggi nuk është më gjallë, më shumë se dy javë pasi gazetari i ëashington Post hyri në konsulatën e Arabisë Sauditë në Stamboll, për të mos dalur nga aty më, shkruan CNN.

”Sigurisht mua kështu më duket”, tha Trump kur u pyet nëse mendon që Khashoggi ka vdekur.
I pyetur për pasojat për Arabinë Sauditë nëse gjendet se ka qenë e përfshirë në vrasjen e gazetarit, Trump tha: ”Epo, do të duhet të jenë të rënda”.